Beteja për Donbasin mund të vendoset nga artileria. Rusia ka një fuqi dërrmuese zjarri që mund ta sjellë në luftë. Por i ka bërë gjërat rrëmujshëm.
Sistemet e reja të raketave të dërguara nga Britania e Madhe mund të mos e lejojnë Ukrainën të rivalizojë fuqinë shkatërruese të armëve dhe raketave të mëdha ruse- por i mundësojnë asaj që të shënjestrojë me saktësi zjarrin armik- dhe përfundimisht ta zhbëjë atë.
Në vizitën e tij në front, presidenti Zelensky do të ketë kaluar disa nga pozicionet e artilerisë së përparme të Ukrainës- ndërsa vizitoi qytetin Lysychansk.
Ky qytet i vogël industrial ndodhet në një kodr me pamje nga lumi Siversky Donets- dhe do të jetë një pozicion i rëndësishëm mbrojtës nëse bie qyteti Severotonetsk.
Pak ditë më parë, kjo dukej e pashmangshme. Por me ukrainasit në kundërofensive, tani duket se forcat ruse mund të jenë duke luftuar për të arritur edhe objektivat e tyre më modeste.