Sazani prej 3 ditësh në  flakë, Peleshi: Situata kritike

AKTUALITET


Prej 3 ditësh ishulli i Sazanit vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Nga zjarri janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pemë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se situata është kritike edhe për shkak të erë së fortë, e cila ndihmon përhapjen e flakëve.


Sipas tij, tymi i krijuar nga flakët, rrezikon qëndrimin në këtë zonë.

Ai thotë se në aksionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.

Postimi i Niko Peleshit:

Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.  Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll .




Skip to toolbar