BBC: Beteja që do të vendoset nga artileria, raketat britanike do kenë rol kyç

BOTA


Beteja për Donbasin mund të vendoset nga artileria. Rusia ka një fuqi dërrmuese zjarri që mund ta sjellë në luftë. Por i ka bërë gjërat rrëmujshëm.

Sistemet e reja të raketave të dërguara nga Britania e Madhe mund të mos e lejojnë Ukrainën të rivalizojë fuqinë shkatërruese të armëve dhe raketave të mëdha ruse- por i mundësojnë asaj që të shënjestrojë me saktësi zjarrin armik- dhe përfundimisht ta zhbëjë atë.


Në vizitën e tij në front, presidenti Zelensky do të ketë kaluar disa nga pozicionet e artilerisë së përparme të Ukrainës- ndërsa vizitoi qytetin Lysychansk. 

Ky qytet i vogël industrial ndodhet në një kodr me pamje nga lumi Siversky Donets- dhe do të jetë një pozicion i rëndësishëm mbrojtës nëse bie qyteti Severotonetsk.

Pak ditë më parë, kjo dukej e pashmangshme. Por me ukrainasit në kundërofensive, tani duket se forcat ruse mund të jenë duke luftuar për të arritur edhe objektivat e tyre më modeste.




Skip to toolbar