BE, 180 milionë euro Shqipërisë për COVID, Soreca: Do forcojë financat publike

AKTUALITET


Pandemia e COVID-19 goditi rëndë thuajse vendet e të gjithë botës, por tregoi edhe një herë se shtetet ditën të jenë solidare dhe mike të njëra-tjetrës.

Për luftimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE akordoi për Shqipërinë një vlerë totale 180 milionë euro, të cilat janë aprovuar nga qeveria shqiptare.

Përmes një postimi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca thotë se këto fonde do të përdoren për forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.

“Qeveria shqiptare ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë Euro të siguruara nga BE si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, shkruan Soreca



Skip to toolbar