Braçe akuza Metës: Hera e fundit që vendi ka pasur një model të tillë presidenti është ai i vitit të largët 1996

AKTUALITET


Zv. Kryeministri Erion Braçe e ka kundërshtuar me tona të ashpra kthimin e ligjit për zhvillimin rajonal nga presidenti Meta.

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku u shqyrtua dekreti i Presidentit Braçja ka shpërthyer në akuza për presidentin.


Ai u shpreh se presidenti është i njëanshëm dhe politik, dhe se një model i tillë ka qenë vetëm në vitin 1996.

Sipas Braçes, asnjë president tjetër nuk ka bërënjë sjelle të tillë përveç Berishës.

Braçe: Nuk ka gjë më të keqe që mund t’i ndodhë vendit kur ka një president politik dhe të njëanshëm. Nuk mund të kesh disa qëndrime, por vetëm një qëndrim konsekuent.

Hera e fundit që Shqipëria ka pasur një model sjellje të tillë nga presidenti ka qenë në vitin 1996, ka vijuar në 1997.

Ky është një model që kurrë nuk e pati presidenti Meidani, Moisiu, Topi, nuk e pati as në pjesën dërrmuese as presidenti Nishani.

Ka vetëm një model të ngjashëm dhe është ai i vitit të largët 1996.




Skip to toolbar