Bashkimi Evropian ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet me Kanadanë, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Ottawa është ftuar të bëhet “anëtari i parë i asociuar” i BE-së.
“Ursula von der Leyen ka theksuar se kjo nismë nuk synon të jetë kundër Shteteve të Bashkuara, por të forcojë Europën dhe partneritetin me Kanadanë përballë sfidave të përbashkëta” tha ajo.
Von der Leyen e bëri njoftimin gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Bashkimit Evropian 2026, në Strasburg, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri kanadez, Mark Carney.
“Dua të punoj me ju për t’i hapur derën Kanadasë që të bëhet anëtari i parë i asociuar i Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një oqean, një grup vlerash dhe një mënyrë të përbashkët për ta parë botën. Tani do të ndërtojmë së bashku edhe të ardhmen tone,” shtoi ajo.
“Anëtarësimi i asociuar” nuk është një kategori ekzistuese standarde e anëtarësimit në BE dhe, për këtë arsye, mbeten ende shumë pyetje rreth mënyrës se si do të funksiononte ai.
Një nga çështjet kryesore është nëse Kanadaja do të kishte ndonjë rol në proceset vendimmarrëse të institucioneve evropiane apo të drejtë vote. Vende si Norvegjia dhe Zvicra kanë marrëdhënie shumë të ngushta me BE-në dhe qasje në pjesë të tregut të përbashkët, por nuk kanë të drejtë vote mbi legjislacionin e BE-së.


