“BE këmbëngulte se na donte, por s’ishin gati të fliste”, Rama në Luksemburg: Bekim që e kemi krah dhe pjesë të së ardhmes

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, ku po merr pjesë në në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

Pjesë nga fjala e tij:

“Përgërzimi është i merituar sepse po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE përmes këtij procesi të bisedimeve, një hapësirë e jashtëzakonshme dije. Kjo bën dallimin dhe është ajo që bën dallimin edhe për Moldavinë dhe Ukrainën përkundrejt vendeve të tjera që nuk e kanë këtë perspektivë. Është pra një bekim për ne që e kemi BE-në krah vetes dhe pjesë të së ardhmes. Në këtë moment BE ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo lloj probabiliteti dhe ndërkohë për herë të parë ka nisur të mendojë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor . Po flas për këtë plan të rritjes që është përtej të zakonshmes sepse çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ka qenë gjithçka ose asgjë. Nëse e doje këtë martesë do të duhet të duroje kohën e gjatë të pritjes ndërkohë nuk kishe asgjë apo gjëra të vogla. Më kujtohet kur i tregova Ursulas dhe të tjerëve faktet, të dhënat dhe kontributet për frymë të BE-së për anëtarët e vet dhe në rajonin tonë, që 4300 për vit ndërkohë që kontributi për frymë i BE në rajon shtë 1138 euro. Imagjinoni se si janë prirjet kur vjen fjala për konfergjencën sidomos pas pandemisë.

Kjo u bë më dramatike sepse shtetet anëtarekishin mundësi të shfrytëzonin fonde shtesë dërkohë që ne ishim tërësisht jashtë. Plani i ri i rritjes është hapje e jashtëzakonshme për ta parë të ardhmen në një mënyrë ndryshe, qoftë nga ana e BE dhe nga ana jonë. Në kuadrin e BERZH dhe të Bankës Evropiane, ka dicka të rëndësishme që duhet të përdorim, që nuk janë paratë por dija. Shpresoj se do të marrim më shumë sa i takon dijeve për rritjen graduale të investimeve për inovacionin apo instrumente që janë katalizatorë sepse këtu mungojnë mjaft kapacitete. Nëse teknologjia nuk do të kishte hyrë në jetët tona, e ardhmja jona do të kishte qenë padyshim mjaft e zymtë, dhe të dhënat nuk do të nënkuptonin asgjë.

Teknologjia është bekimi ynë, ndoshta është mallkim për Gjermaninë sepse kanë krijuar një makineri të jashtëzakonshme me letra. Për ne, kjo në fakt është një faqe e bardhë, bosh ku mund të hedhim hapa të jashtëzakonshme përmes teknologjisë. Kjo na jep dyer më të hapura qoftë nga BERZH, bankës së investimeve për të mëbshtetur trasnformimin tonë përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Nuk po kërkoj integrim të shpejtë dhe të pabazuar në meritë.



Skip to toolbar