‘Beleri’/ Zheji: U përdor për qëllime elektorale nga Mitsotakis. Minxhozi: Reagimi grek pas dënimit, efekt i kundërshtimit evropian

Më të fundit


Dhjetë muaj nga arrestimi i Alfred Belerit, Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.

Duke folur për këtë çështje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, analisti Artur Zheji deklaron se Mitsotakis e përdori Belerin për qëllime elektorale.

“Doja të thoja se dënimi si ky, do të kishte më shumë në Shqipëri që të demoralizohet vjedhja e votës. Beleri nuk është viktimë por është faktorizuar nga ndërhyrja e përsëritur së republikës helene, e cila ka përzemër kauzën e Belerit. E përdori Mitsotakis për arsye elektorale sepse pala tjetër sulmon Ramën për këtë se e bullizoi. Por fakt është që të dy kryeministrat në Tiranë dhe Athinë, edhe mbi kurrizin e Belerit fituan zgjedhjet. Beleri u përdor po aq fort nga Mitsotakis si një kauzë e vjetër që pillka vota edhe sot në Greqi për fushatën e dyfishtë politike dhe lokale. Fitoi vjet me kartën e Belerit. Edhe drejtësia shqiptare bëhet më serioze, kur optika ndërkombëtare është mbi këtë kauzë, përgjegjshmëria e sistemit të drejtësisë do të jetë më e lartë.”, tha Zheji.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Greqia, me reagimin që bëri për dënimin e Belerit, tregoi se është rezultat i kundërshtisë evropiane, që e konsideron këtë një çështje të drejtësisë shqiptare.

“Gjykata në kushtet e një konflikti të ndezur ndërshtetor dhe të brendshëm, nuk kishte rrugë tjetër përveçse të tregohej serioze dhe t’i ofronin opinionit publik të brendshëm dhe ndërkombëtar gjithçka që kishin kundër këtij personi para se të jepnin dënimin përndryshe do të ishte fals dhe gjithë baruti i harxhuar gjatë vitit, do të shumëfishohej. Ajo që do të thosha është do të ishte komenti mbi deklaratën e ministrisë së jashtme, e cila mungonte në këtë rast, paragrafi i kudondodhur gjatë këtij 10 mujori, i kërcënimit me pengimin e integrimit të Shqipërisë për shkak të kësaj dhe të shkeljes së të drejtave të minoritarëve. Greqia me këtë deklaratë që do të ishte më e forta pasi ndodhej në momentin e dënimit të Belerit, tregoi se e ka pësuar efektin të reagimit evropian kundër tyre, sepse është e disata herë që tenton të bllokojë fqinjët me probleme dypalëshe. Është përpjekur që këto probleme ballkanike t’i transportojë në Bruksel, por edhe në OKB. Problemi i Greqisë më duket, për ta materializuar me një rast kinematografik, ka qenë një film ku 30 veta përpiqen të fusin në konkurs muzike një djalë të ri, dhe në fund fare i prishin punë. Ka një dozë të tillë ku një ndërhyrje e një shteti tjetër, ka krijuar një probklem të paqenë. Nuk po them se duhet anashkaluar dosja e këtij personi, dhe akoma do të shtoja kandidimi që në krye të herës në zgjedhje i një personi që nuk duhet të ishte fare në garë sepse me ato precedentë nuk duhet të ishte fare në skeën e votës në Himarë.“, u shpreh Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar