Belgjika thërret ambasadorin iranian për të dënuar sulmet ndaj Izraelit

BOTA


Ministria e Jashtme belge thotë se ka thirrur ambasadorin iranian për të dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

“Ky sulm rrezikon stabilitetin rajonal dhe popullatën dhe na largon më shumë nga paqja. U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtjen më të madhe”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib.


Në shkurt, Lahbib deklaroi se thirri ambasadorin izraelit pasi Izraeli bombardoi dhe shkatërroi një ndërtesë që përmbante Agjencinë Belge për Bashkëpunim Zhvillimor.

Më herët në prill, ajo theksoi se Belgjika do të konsideronte njohjen e Palestinës si një shtet sovran “kur të vijë momenti”./abcnews.al




Skip to toolbar