Rama ndan foton nga Parisi: Sonte në ABC News me Sokol Ballën, ora 20:00

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama do të jetë mbrëmjen e kësaj të hëne në një intervistë me gazetarin Sokol Balla në ABC News.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga intervista e “Real Story”, krahas së cilës ka shkruar:


“Sonte në ABC me Sokol Ballën 20.00”. Ditën e shtunë, Rama postoi një ‘video-selfie’, përmes së cilës njoftoi praninë në këtë intervistë. Kjo ‘selfie’ nga Parisi theu rrjetin dhe mori komente të shumta.

Për më shumë detaje rreth vizitës në Francë, por jo vetëm, ndiqni sonte në mbrëmje intervistën me kryeministrin Edi Rama në Real Story në orën 20:00 në ABC News./abcnews.al




Skip to toolbar