Bën kërdinë me pyjet, 4 të proceduar penalisht, mes tyre një inspektor

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj 3 personave për prerje të paligjshme të pyjeve dhe inspektorit të pyjeve që mbulonte monitorimin e zonës ku u konstatua shkelja dhe prerjet e paligjshme të pemëve. Janë proceduar penalisht për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A.N., A.C. dhe R.K., pasi u kapën në flagrancë gjatë operacionit në bjeshkët e Domnit duke transportuar me kamionët e tyre në drejtim të Shkodrës lëndën drusore, për të cilën nuk dispononin dokumentacion përkatës. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve, pasi nuk ka ushtruar kontroll në zonën që mbulon. 

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Të gjitha këto veprime u morën në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj” për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/vb.1502420603377639/371448960423545/?type=2&theater


Skip to toolbar