Metropolet e botës, do të zhduken deri në vitin 2050

AKTUALITET


Disa nga metropolet e mëdha bregdetare deri në vitin 2050 nuk do të ekzistojnë më. Të dhënat e fundit të një studimi, publikuar nga New York Times, tregojnë se deri në vitin 2050 do të preken tre herë më shumë njerëz nga sa ishte menduar për shkak të rritjes së nivelit të deteve. Sipas NYT, autorët e një punimi botuar të martën, bën matje të tjera, duke u shprehur se rreth 150 milion njerëz që aktualisht jetonë në qytete afër brigjeve, deri në vitin 2050 do të përfshihen nga uji.

Po cilët janë qytetet më të rrezikuar në planet?


Sipas studimit, Vietnami Jugor mund të zhduket plotësisht. Dy hartat e mëposhtme tregojnë gjendjen aktuale, në hartën e parë, dhe prirjet e rritjes së nivelit të ujit deri në vitin 2050. Më shumë se 20 milion njerëz në Vietnam, gati një e katërta e popullsisë, jetojnë në tokë që pritet të përmbytet. Pjesa më e madhe e qytetit të Ho Chi Minh, qendra ekonomike e kombit, do të zhdukej sipas hulumtimit, i cili u prodhua nga Climate Central, një organizatë shkencore me qendër në New Jersey, dhe u botua në revistën Natyre Communications.

Në Tajlandë, më shumë se 10% e qytetarëve tani jetojnë në tokë që ka të ngjarë të përmbytet deri në vitin 2050. Kryeqyteti politik dhe tregtar, Bangkok, është veçanërisht i prekur. Në Shanghai, një nga motorët më të rëndësishëm ekonomik në Azi, uji kërcënon të përpijë zemrën e qytetit dhe shumë qytete të tjera më të vogla rreth tij. Parashikimet e reja sugjerojnë se një pjesë e madhe e Mumbai, qendra financiare e Indisë dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, rrezikon të fshihet. Ndërtuar në ato që dikur ishin një seri ishujsh, qyteti rrezikon shumë.

Një tjetër qytet që rrezikon të zhduket, është Alexandria, një nga qytetet më të vjetër në botë, ndërtuar në Egjipt nga Aleksandri i Madh rreth vitit 330 para lindjes së Krishtit. Basra, qyteti i dytë më i madh në Irak, mund të jetë kryesisht nën ujë deri në vitin 2050. Nëse kjo ndodh, efektet mund të ndjehen shumë përtej kufijve të Irakut. Më poshtë janë hartat e disa prej qyteteve më të rrezikuara në botë, që rrezikojnë të jenë nën ujë deri në vitin 2050.




Skip to toolbar