Teksa në Kuvend zhvillohej seanca plenare, jashtë oborrit një grup i vogël simpatizantësh të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, dogjën disa goma makinash dhe kërkuan lirimin e Sali Berishës.
Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në “Real Story” në ABC News komentoi protestën e sotme, ku tha se Sali Berisha bën dhunë se nuk ka forcë. Më tej ai theksoi se ish-kryeministri është i dobët dhe se nuk ka legjitimitet.
“Rama e ka kuptuar se i duhet Berisha si kundërshtar. Është ai që i ka dhanë Ramës mandatin e tretë. Berisha është dhurata më e madhe. Rama është i legjitimuar. Me çështjen McGonigal pësoi goditjen e rëndë. Janë fiksuar të ketë pak flakë në protestë. Dhuna… forca është legjitime, dhuna buron nga dobësia dhe jo nga forca. Pse bën dhunë Berisha, se është i dobët, nuk ka forcë. Forca është të numrat, nuk ka legjitimitet. Unë nuk e kuptoj, ka një situatë absurde. Duket që është në ndeshje, bëjnë sikur zihen dhe spektatorët brohorasin. Se kuptojnë pse përplasen me policët. Ato të shtyrat janë kot se duhet ‘ti demonstrojmë spektatorëve se po ndeshemi’. Kjo është pamja e opozitës. Edhe në opozitë bëjnë sikur ndeshje, është një shtirje, është një balet, jo duel i vërtetë.”, tha analisi.