“Berisha duhet të japë përgjigje para drejtësisë”, Gjylameti: Nuk do ketë kurrë kompromis me pandëshkueshmërinë

Më të fundit


Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka çfarë t’i ofrojë vendit, pavarësisht se po përpiqen që të paraqesin si alternativë të re.

Gjithashtu deputetja e PS nënvizoi se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe se të gjithë duhet ta pranojnë këtë.

“Nuk ka kompromis sa i përket pandëshkueshmërisë. Nuk do të ketë pavarësisht makinacioneve që do të përdorin. Nëse ka hapësirë për të diskutuar se si ka qenë drejtësia dje, e dimë ne se si ka qenë. Unë kam qenë fëmijë kur Berisha ka ardhur në pushtet dhe sot fëmija im që vjen koha për të votuar, Berisha është ende aty. Nga Shqipëria jam larguar për studime në fillim të ’98 dhe jam rikthyer në 2006. Këta po tentojnë në të gjitha mënyrat që të shesin si alternativë të re, një njeri që s’ka asnjë alternativë të re, por vetëm të vjetër. Parlamenti nuk është arena e përplasjes fizike, por e përplasjes së ide. Salianji besoj nuk e ka bindjen e plotë për atë çfarë bën”, tha deputetja e PS Blerina Gjylameti.



Skip to toolbar