Reagimi i Sali Berishës nuk ka vonuar, duke konfirmuar akuzën direkte që i bëri Edi Rama. Në një deklaratë që nuk përbën befasi, kreu i Partisë Demokratike ka mbështetur protestat e dhunshme.
Por në vend që të shprehte mbështetje për bizneset, ai ka lëshuar një paralajmërim kërcënues ndaj tyre, pasi sipas tij, ata nuk po mbështesin protestuesit.
Por Berisha vazhdon t’i quajë ata studentë, dhe jo mbështetës të tij.
“PD mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. Duke përshëndetur me përzemërsi këtë revolt çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, dënuan me forcën më të madhe, dhunën terrorin egërsinë shtazarake të narkobanditëve, të urdhëruar nga Edi Rama, u bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve, në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën. U bëj thirrje biznesmenëve të bashkohen me studentët.
Mos bini viktimë e narkopropagandës. Këto vajza dhe djem, që po përballen si luanë me narkopolicinë, nuk e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë për shoqërinë, por edhe për bizneset tuaja, për shtetin ligjor, për suksesin tuaj. Nuk është e drejtë që në Tiranë dhe në rrethe të derdhen dhjetëra mijëra të rinj kurse ti të mos shpallësh një grevë në solidaritet me ta. Sigurisht ke frikë nga sanksionet, por atij po i thyhen kockat, po i çahet kafka dhe po e bën për ty.”, u shpreh Berisha./abcnews.al


