Berisha flet për pensionistët në 1 prill: Taksë e sheshtë 10 përqind, si në bibël e kuran

Më të fundit


Ndoshta nuk ishte e qëllimshme, por Berisha zgjodhi 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, për të zbuluar disa nga premtimet e tij elektorale për ‘Shqipërinë Madhështore’.

Në këtë ditë rrenash, doktori u përball me një të vërtetë surprizë. Asnjë kandidat kryesor nuk e priti në këtë takim, por mjaftonte ish-prokurori i shkarkuar nga drejtësia e re, Arian Ndoja. Të dy i bashkon një premtim elektoral. Ndoshta i vetmi i vërtetë, zhbërja e reformës në drejtësi.

Berisha premtoi se bizneset nën qeverinë e PD do të jetojnë një periudhë të artë, me taksë të sheshtë 10%. E për ti bindur se premtimi i tij i reziston një prillit, ai citoi Bibël e Kuran.

“Në Bibël dhe Kuran është taksa 10 përqind, më e drejta. Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali. Ne jemi të bindur se ajo është taksa më e drejtë.”

Doktori u shfaq bamirës. Ai prezantoi paketën e dhembshurisë, dhe me një të rënë të lapsit, në 3 muajt e parë pas 11 majit.

“Prandaj ne do bëjmë që asnjë shqiptar të mos jetë më në mjerim brenda tre muajve të parë.Brenda tre muajve të parë të qeverisjes sonë to vendosim minimumin jetik 200 euro. Në këtë mënyrë, sipas përllogaritjeve, u bëhet e mundur që të blejnë ushqimet dhe ilaçet. Natyrisht që këta të gjithë do kenë taksën e konsumatorit, do të përfitojnë rikthimin e TVSH-së. Kjo ishte paketa e dhembshurisë, shtylla e parë, se ne nuk mund të ecim duke injoruar 700 mijë, 800 mijë pensionistë.”

Berisha hyri edhe në disa banesa të dëmtuara nga tërmeti i 2019. Nuk kritikoi cilesine e rindertimit, te mbikeqyrur nga arben ahmetaj, por premtoi perfundimin e tij te shpejte.

“Kjo histori është shumë  gjatë. Ne brenda 1 viti e mbyllim ccështjen e tërmetit. Do ndërtohen e meremetohen me përparësi, aty ku janë banesat sot.”

Berisha e pranoi se 1 prilli është dita e gënjeshtrave, por ai se paku e ka vetem nje dite. Sondazhet nuk e japin fitues. Keshtu qe hallin e genjeshtrave edhe per kater vitet e tjera, ai duket sikur e pranon, se do ta kete serish Edi Rama.



Skip to toolbar