TIRANË- Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi deklarata e ish-kryeministrit Sali Berishës, i cili theksoi se do të bëhet një reprezalje për të gjithë efektivët e Policisë, që kanë mbajtur kontakte me krimin e organizuar. Plani i Berishës për zhbërjen e drejtësisë, amniston dhe rikthen në sistem Gjin Gjonin, Adriatik Llallën e Arian Ndojën.
Ai theksoi se këto deklarata kanë karakter fushate dhe ka prej atyre që i besojnë, por dhe ata që nuk bien dakord dhe e hedhin poshtë këtë ide.
Po ashtu, Sali Berisha ka sulmuar edhe SPAK. Më tej, eksperti i kriminalistikes, pohoi se krahas politikës edhe SPAK ka zgjedhjet e tij, pasi kryetarja e BKH i ka mbaruar mandati dhe ka shprehur vullnetin për të rikandiduar.
“Këto janë retorika të një fushate, kanë mbështetjen e tyre, ka edhe ata që i kundërshtojnë. SPAK do vazhdojë me shpresën, sepse këtë vit vërtetë ka fushatë politika, por ka fushatë edhe SPAK, largohet drejtuesja e BKH, ka plotësuar mandatin.
Madje ka dorëzuar kërkesën për të rigaruar përpara disa ditësh dhe i kanë thëne prit se nuk është hapur akoma”, tha ai,
Referuar burimeve të tij, Karamuço theksoi se drejtuesja e BKH-së ka patur përplasje me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të keqkuptimeve në dispozitat ligjore. Madje siç shton aramuço ka pasur tentativa për ta shkarkuar nga detyra, gjë e cila është shmangur edhe nga qëndrimi që kanë pasur ndërkombëtarët.
“Nga informacionet që unë kam dhe nga burimet e mia, ka pasur disa raste ku ka pasur përplasje midisin BKH dhe Prokurorisë, madje disa herë janë shkaktuar edhe nga keqkuptimet e dispozitave ligjore se çfarë dallimesh ka OPGJ nga hetuesi i BKH dhe a mbetet BKH një paradhomë e Prokurorisë së Posaçme. Kjo ka çuar në përplasje të mëdha dhe tentativa për ta shkarkuar, por sigurisht edhe me qasjen që kanë pasur ndryshe ndërkombëtarët, një gjë e tillë është neutralizuar. Rizgjedhja e saj për mua duket e pamundur”, tha ai./abcnews.al