Berisha humb Kalanë/ Minxhzoi: Ka dashur hakun e vet, jo të jetë kandidate në “detin” e listave të hapura

Më të fundit


Kandidatja që garoi për qarkun e Tiranës në lista të hapura, Adriana Kalaja ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike me akuza të forta, ndaj Sali Berishës, besnikëve dhe tradhtarëve.

Kjo temë u diskutua në emision “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla në Abc News.

Analisti Skënder Minxhozi thekson se duke parë bindjet dhe standardet e promovimit në PD, Adriana Kalaja ka besuar se nuk duhej të ishte fare në listën e hapur, por të merrte hakun që i takonte.

Sipas tij, Kalaja ka qenë një prej emrave, e cila e ka mbështetur fort dhe ka bërë beteja të forta dhe në këto kushte meritonte një “shpërblim” për mundin e saj.

“Berisha e ka pranuar që aq sa ka bërë Kalaja për ne dhe për mua, rrallë tjetërkush ka bërë. Standardet  promovimit në PD e Berishës, sipas zonjës Kalaja, janë të tillë, që ajo nuk duhet të ishte në këtë detin e hapur të listës së hapur, u krijua një dikotomi në listën e Tiranës”, tha ai



Skip to toolbar