Trump nuk ia var, por Berisha nuk dorëzohet. Këtë 4 korrik, doktori vendosi tia urojë posaccërisht Presidentit ditën e pavarësisë së SHBA.
“Një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.
SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve.
Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit.”
Por doktori e kupton vetë se Tramp ka 6 muaj në zyrë, dhe non gratën e tij ende spo e nxjerr nga sirtari. Ndryshe nga Tramp, në këtë 4 korrik Berishës i mungoi një urim për ditëlindjen e 61-ë të Edi Ramës. Vështirë të mendohet se doktori nuk e ka ditur, sepse doktorit zakonisht nuk i shpëton asnjë lëvizje e tij. Ndaj dhe nuk kaloi pa vëmendje as mobilizimi i socialistëve për Tiranën.
“Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri.
Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë.
Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.”
Por ndërkohë vetë PD në Tiranë është me pushime, i vetmi në punë është djali i Fahri Balliut, por dhe ai ka cuar mendimet me pushime.
“Në një ambient në katin e parë të një ndërtese, i maskuar me letra të bardha dhe i mbyllur nga sytë e publikut, ndodheshin persona të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste.
Skandali thellohet kur Prokuroria e Tiranës më njofton me një vendim absurd: mosfillimin e hetimeve për këtë shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor.”
Me këtë njoftim që Balliut junior i kishte ardhur me vonesë, u mbyll dhe një tjetër javë. Doktori iu drejtua Lalzit, ndërsa djali i Fahri Balliut, barit bosh të hotel Rogner.