“Berisha, minë lundruese”, Minxhozi: Parlamenti i ri? Secili me koshin e tij të halleve, por …

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi teksa bëri një analizë se si do të jetë parlamenti i ri që u prodhua nga zgjedhjet e 25 prillit, tha se secila prej partive do të hyjë në këtë institucion me koshin me hallet e vetë. I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi tha se koshi i opozitës është edhe më i madh, duke shtuar se PD-ja ka përballë një aleat si LSI-ja që nuk ka as një grup parlamentar.

“Duket që opozita vazhdon të vuajë disa fenomene njëherësh negative brenda saj. Fenomeni kryesor negativ është ai rotacion i pakryer ajo që ka ndodhur në vitin 2019 dhe të paplotë. Ka lënë shumë toksina që la pas dhe pasoja elektorale. Ka dhe një krizë figurash politike që kanë më së shumti ndryshime të thella.


Këtu futet pastaj një krizë figurash politike që kanë të bëjë më diferencën e thellë dhe një kontrast epikal mes atij që ishte dhe atij që është, Berishës dhe Bashës, duke vënën ë sfond si element të parëndësishëm dhe Metën. I cili ka ushqyer një linjë anti-Basha në distancë. Opozita vuan nga të gjitha këto sëmundje të vjetra dhe të reja, mbi të cilat vendoset në mënyrë të pashmangshme si një pllakë e rëndë betoni, që është shumplanëshe dhe me pasoja.

Aleati kryesor i PD u reduktua në pikëpamje numerike që është e vështirë që ta quash relevant në parlament. Fakti që s’ka grup parlament është problem. Në mes të kësaj situate, ku bie shi në tokë të lagur, edhe fati i Berishës, që është minë lundruese e rrezikshme për imazhin dhe fatin e PD në parlamentin e ri. Sepse Berisha, ashtu siç duket do e pranojë mandatin, ai do të jetë jo vetëm një shtysë më e fortë për qëndrimin konservator dhe kundër çdo lloj ure bashkëpunimi, por do të jetë me kompleksitetin e asaj që po kalon me SHBA-të. Do të jetë problem i brendshëm dhe i jashtëm i Bashës, që në mëngjes të jetë me amerikanët dhe në darkë të jetë kundër tyre. Të kesh pushtetin siç është Rama është më e lehtë se sa mos ta kesh atë. Ky është parlamenti i ri, secili futet me koshin e halleve, por koshi i opozitës është më i madh.”, -tha Minxhozi.




Skip to toolbar