Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se po zhvillon një takim nga IDU Summit, Bruksel.
Këtë takim Berisha e ka transmetuar nga telefoni i tij.
Ndërkohë në Tiranë po mbahet Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, ku liderët nga Europa dhe bota janë pritur nga kryeministri Edi Rama.
Në këtë Samit, i cili mban moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.