Berisha nxjerr vetëm kokën… e trenit/ Skema bullgare? Kreu i PD publikon një video të paqartë

Më të fundit


“Sot paraqes para jush, trenin bullgar”

Doktori e mbajti premtimin. Por përgjysmë. Nga treni bullgar, tregoi vetëm lokomotivën.

“Që të faktosh këtë duhet të kesh kamera jashtë lokalit, të shohi atë që e merr”.

Berisha nxori një video, në një qendër votimi brenda një ushqimoreje. Një djalë pasi vulos fletën e votimit e nxjerr jashtë të paplotësuar, dhe doktori pretendon se ka zbuluar lokomotivën. Por vagonët  ku janë?

“Por çfarë kemi ne? Qendrat elektorale ilegale të PS rreth qendrave të votimit. Ku njerëzit bënin shkëmbime”

Pra Doktori e pranon. Vagonët e trenit bullgar nuk i gjen dot. Por meqënëse s’kishte kamera, a duhet të kishte komisionerët demokratë syçelë?

“Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi.”

Dhe sigurisht, trenin bullgar nuk ka të drejtë ta hetojë askush, perveç doktorit. Përndryshe SPAK-u të fut në burg.

“Ku ta çojë, për turshi? Skapi është autori kryesor”

Por një fitore doktori e arriti. KQZ që ai thotë është e Ramës, do dënohet e do të mbesë pa pushime. Thuajse gjithë verën, do të ketë rinumërim me vendim tëdy anëtarëve të tij në KAS, dhe shumë komisionerë, numërues e vëzhgues do të jenë në punë për të parë me endje votat e demokratëve e jo vetëm. Karma e Celibashit bëhet edhe më e rëndë. Doktori për vete do marrë pushime këtë verë.

“Nuk pres asgjë, nuk merrem fare me çfare do paraqitet, jo”



Skip to toolbar