Çmimet e mallrave të konsumit pësuan ngadalësim gjatë muajit maj.Të dhënat e Instat tregojnë se inflacioni regjistroi nivelin 2.2% nga 2.3% që ishte gjatë prillit.Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë inflacioni qëndron pothuajse në të njëjtin nivel.
Shtrenjtimi më i madh është konstatuar në nëngrupin argetim dhe kulturë me me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” .
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1,2 %.
Norma e inflacionit vijon të qëndroj poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3% ndërsa vlerësimet janë që do të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026.
Ekspertet prisnin një efekt në nivelin e inflacionit edhe prej tarifave trump por deri më tani një gjë e tillë nuk është reflektuar.
Banka Qendrore nuk ka ndërmarë deri më tani asnjë vendim për uljen e normës bazë të interesit por ulja e inflacionit është një sinjal se Banka e Shqipërisë mund të nisë uljen e normave te interesit në muajt në vijim.