Sali Berisha u shfaq pa xhaketë në fillimin e javës së dytë të fushatës. Kryedemokrati doli vetëm me këmishë të bardhë, duke risjellë imazhin e opozitës së tij te madhe dhe të bashkuar, në vitin 2005. Por sot opozita e tij, megjithëse në dukje e bashkuar, në shifra është më e vogël se kurrë. Ndaj mesazhi i tij ishte i qartë. E vetmja opozitë, është Partia Demokratike.
“Asnjë votë, për partitë, që rrahin gjoksat, e opozitës së opozitës. Kurse këta të tjerët, I ftova, kam dalë mbi veten. Kam dalë për interesa tuaja, i kam ftuar secilin, të vijë të bashkohemi. Jo thanë, se jemi opozitë e opozitës”.
Sali Berisha dhe Edi Rama bashkohen në një pikë, të dy nuk I kane qejf partite e reja. Por nëse kryesocialisti kerkon shumicën absolute, doktori ka hallin se këto parti I rrezikojne nje humbje madheshtore.
“Janë patericë e Edi Ramës. Asnjë votë për to, të gjitha votat koalicionit të Shqipërisë Madhështore”.
Ne kompensim, Berisha tentoi te shtonte diversionin, mes dy partive te majta: ps dhe psd.
“A e patë, se cca ndodhi në Lezhë. Dy deputetë të Doshit, u tërhoqën. I tërhoqi Rama, Uluziu, e thirri Doshin në SPAK, tërhiqi ose po vazhdoj. Ndoqi urdhërat e atyre për tu tërheq”