“Berisha s’e ka fuqinë ta pengojë ‘Djathtas’”/ Nazarko: Orientimi politik i partisë së re duhet të ishte i ndryshëm

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko thotë se Sali Berisha nuk e ka fuqinë për të penguar forcën e re politike Djathtas 1912. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai deklaroi se e djathta duhet të kishte dalë me teza më konkrete dhe deri në zgjedhje, të kishte mundësinë për të fituar elektorat.

“Nuk jam pesimist kronik që të them se është e pamundur që këtë mjedis politik, të mos lindin filiza të rinj apo skizma të suksesshme. Është një kuptim skizëm por nuk besoj se Berisha ka fuqinë që ta pengojë. Është frikë e tij që në debatin publik, njerëzit e tij do të dilnin të humbur përballë një alternative që është e ndryshme në ofertën politike dhe njerëzore. E tregon qartësisht kompleksin e frikës ky udhëzim i brendshëm që Berisha ka dhënë në pikëpamje të komunikimit të njerëzve të vet. Mirëpo nuk mendoj se problem është te Berisha, por te realiteti ynë socio-politik, te papjekuria jonë shoqërore-politike për të prodhuar realitete të reja.

E kemi parë të vështirë në këto vite pluralizëm të kemi krijimin e një alternative të re nga zero që të ketë sukses në ballafaqimin e parë elektoral siç ka ndodhur në vende të lindjes apo afër nesh, Mal të Zi MV apo në Kosovë. Kështu që është mjedisi ynë politiko shoqëror që nuk e prodhon, por dhe i biznesit që për të arritur sukses në afirmimin tënd politik duhet të kesh mbështetjen e grupeve të interesit.

Unë nuk mendoj se problem qëndron te Berisha por te mënyra se si do të imponohet ky subjekt i ri. Me gjithë vlerësimin për një pjesë të figurave, për hir të së vërtetës, e shoh me simpati krijimin e një subjekti të ri me këto figura politike, por do të kisha preferuar që orientimi politik të ishte pak më i ndryshëm. E djathta në vetvete është kufizues, ndoshta është një alibi për të justifikuar rezultatin eventual.

Kjo është kufizuese në këtë trend. E sinqertë dhe merr përsipër të thotë se ne kemi dashur votën e djathtë. Së dyti, kjo duket se reflekton një lloj prirjeje në politikën globale për të përqafuar të djathtën. Për shkak të kohës së humbur, do të preferoja që të ishte që në fillim pro pozitive, të ofronte një set tezash me karakter populist, të tretshme dhe deri në ballafaqimin zgjedhor, të kishin mundësinë të ishin bërë ushqim. Berisha i ka shpenzuar të gjithë ato që mund të ishin ofertë e mirë elektorale.”, u shpreh Nazarko./abcnews.al



Skip to toolbar