Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme për Japoninë”, kështu ka deklaruar presidenti amerikan Joe Biden.
Japonia u godit nga një tërmet 7.5 ballë këtë të hënë, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe lënë të vdekur katër persona.
“Si aleatë e ngushtë Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësore që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ndër të tjera Biden.