Bie në kontakt me energjinë elektrike/ Maliq, humb jetën 45-vjeçari

AKTUALITET


Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Maliq këtë të premte.

Leonard Ymeri, punëtor ndërtimi, po rregullonte çatinë e një shtëpie, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

45-vjeçari, nga fshati Goskove e Korçës ka humbur jetën rrugës për në spital./abcnews.al



Skip to toolbar