Dy kalimtarë të rastit janë plagosur rëndë në Durrës, pasi një pemë palme është rrëzuar mbi trotuar duke i zënë poshtë.
Incidenti ka ndodhur në sheshin “Azem Hajdari”, ndërsa kanë qenë qytetarët që janë ndodhur në vendngjarje që i kanë dhënë ndihmën e parë kalimtarëve që janë plagosur dhe gjakosur nga rrëzimi i pemës.
Më pas një autoambulancë ka ardhur në vendngjarje dhe u ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.