Bie WhatsApp, miliona përdorues në ankth

TEKNOLOGJI


Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka rënë duke bërë që me mijëra përdorues të saj të alarmohen dhe shprehin shqetësimin e tyre në Twitter se nuk po munden dot të dërgojnë dhe marrin mesazhe.

Bllokimi i sistemit ka përfshirë Britaninë, Europën dhe Azinë. Sipas Doën Detector, Londra, Parisi, zona të tjera të Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës po përballen gjithashtu me problemin. Por raportime ka pasur edhe në zonat e Azisë dhe Lindjes së Mesme, përfshirë Dubain, Indinë dhe Malajzinë.


Më shumë se 500 milion njerëz përdorin çdo ditë aplikacionin, i cili është në pronësi të Facebook. Ndërkohë nga vetë kompania nuk ka asnjë reagim në lidhje me rastin.




Skip to toolbar