Dy tërmete godasin Kukësin e Dibrën, nuk ka dëme materiale

AKTUALITET


Kukësi dhe Dibra janë goditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit në Kukës ka qenë në Barrë me një thellësi 10 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Tërmeti tjetër që u ndje në Dibër e kishte epiqendrën në Arrë-Mollë. 

Pas tërmeteve Ministria e Mbrojtjes duke thënë se në të dy bashkitë nuk raportohet për dëme materiale.


“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 te shkalles rihter janë ndjerë në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencave Civile në këto dy bashki.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, ku preku Durrësin, Thumanën, Tiranën, Fushë-Krujë, Laç e Lezha, ku humbën jetën 51 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.




Skip to toolbar