Blindohet zona/ Plagosja e dyfishtë në Shkodër, gjenden dy pistoleta në vendngjarje

Më të fundit


SHKODËR- Fshati Grudë e Re në Shkodër është tronditur mbrëmjen e kësaj të marte nga një plagosje e dyfishtë. Dy persona, përkatësisht Gjon Nika dhe kunati i tij Gjergj Ndershtiqa (polic) kanë mbetur të plagosur në rrethana të paqarta.

Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një automjeti i djegur dhe dy armë zjarri pistoletë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet ende se kujt i përkisnin autorëve apo dy të plagosurve.

Policia, RENEA dhe specialistë të kriminalistikës kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ abcnews.al



Skip to toolbar