Blinken-ambasadës së SHBA: Faleminderit për punën e rëndësishme dhe mbështetjen e reformës së drejtësisë në Shqipëri

AKTUALITET


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në X, duke falenderuar ambasadën e SHBA për punë e rëndësishme që ka bërë duke nisur nga mbështetja e reformës në drejtësi.

Blinken gjithashtu vlerëson edhe forcimin e partneriteteve ushtarake mes vendeve.

“Faleminderit @USEmbassyTirana për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë te mbështetja e reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake.”, shkruan Blinken në platformën X.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Blinken mbërriti në Tiranë në orët e para të mëngjesit, ku edhe ka zhvilluar takime të rëndësishme.Blinken vlerëroi mirënjohjen për mikpritjen që Shqipëria tregoi ndaj afganëve. Ndërsa tek Piramida u takua me kreun e SPAK Altin Dumanin, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Inspektorin e Lartë të Drejtesisë Artur Metani, kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.



Skip to toolbar