Bllokohen bisedimet për armëpushimin me Izraelin, Hamasi tërhiqet pa marrëveshje nga Kajro

BOTA


Hamasi thotë se delegacioni i tij është larguar nga Kajro, ku po zhvillonte bisedimet e armëpushimit në Gaza, dhe është rrugës për në Doha të Katarit.

Sipas asaj që shkruajë mediat e huaja Hamasi tha në një deklaratë se pushtimi i Rafahut nga Izraeli dhe kapja e pikës kufitare të zonës kishin për qëllim pengimin e përpjekjeve të ndërmjetësve dhe përshkallëzimin e luftës. Hamasi theksoi “angazhimin ndaj propozimit aktual të armëpushimit”.


Nga ana tjetër “Izraeli do të qëndrojë i vetëm nëse është e nevojshme”, thotë Netanyahu. Ndërkohë, në një mesazh të dukshëm për Joe Biden, i cili ka zgjedhur të pezullojë disa dërgesa armësh në Izrael, Benjamin Netanyahu publikoi një video të një fjalimi që mbajti të dielën për të përkujtuar Holokaustin.

Në fjalimin, Netanyahu tha se “Asnjë presion… nuk do ta ndalojë Izraelin të mbrohet dhe të arrijë qëllimet e tij të luftës. Tetëdhjetë vjet më parë, në Holokaustin, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur ndaj atyre që kërkonin shkatërrimin tonë. Asnjë komb nuk erdhi të na ndihmojë”. /abcnews.al




Skip to toolbar