Pushtimi i qytetit Rafah/ Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli nuk do të nënshtrohet

BOTA


Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi të enjten se forcat izraelite “nuk mund të nënshtrohen”, menjëherë pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se Uashingtoni nuk do të jepte armë për një pushtim izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“U drejtohem armiqve të Izraelit, si dhe miqve tanë më të mirë dhe them se shteti i Izraelit nuk mund të nënshtrohet, as IDF, as strukturat e mbrojtjes. Ne do të qëndrojmë të fortë, do t’i arrijmë qëllimet tona, do të godasim Hamasin, Hezbollahun dhe do të arrijmë sigurinë,” tha Gallant.


“Nuk kemi zgjidhje, nuk kemi vend tjetër. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, dhe e përsëris – çdo gjë që është e nevojshme, për të mbrojtur qytetarët e Izraelit, për të hequr kërcënimet e liga kundër nesh dhe për t’u bërë ballë atyre që përpiqen të na shkatërrojnë”, shtoi ai /abcnews.al




Skip to toolbar