Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

AKTUALITET


Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend me 4 lekë.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.



Skip to toolbar