Kryeministri Edi Rama: Duhej një besim i jashtëzakonshëm tek vetvetja europiane. Ka disa data në histori që janë dritare të hapura, prej të cilave fateve të kombeve ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja paraqiten në një mënyrë magjepsëse. 9 maji është një prej atyre datave, që lindi nga hiri i zjarrit shkatërrimtar. Kremton vetë Europës si djep kulturash dhe historish. Europa është një djep kulturash dhe historish që bashkëveprojnë, duke dëshmuar se liria dhe identiteti njerëzor nuk negociohen. Kjo kohë që po jetojmë nuk është e mirë as për Europën dhe botën, ku frika nga rrebeshet tkurr optimizmin dhe lind mosbesimi. Por, kjo është koha kur më shumë se asnjëherë libri i historisë së Europës është aty për të ardhur në ndihmë për të kuptuar se çfarë nuk duhet bërë. Për ne Shqiptarët Europa mbetet edhe në këtë kohë të vranët ajo që ka qenë, kur nuk ishte dot e arritshme. Europa për ne mbetet një ëndërr, tokë e premtuar, amanet kombëtar dhe një mision i pa ndryshueshëm politik. As se ne jemi naiv apo kemi iluzione, por sepse ne e dimë mirë, e dimë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë të jetosh i izoluar dhe i rrethuar me mure për t’u mbrojtur nga Europa. Nuk mund të ndodhë në Europë që nja parti politike të dalë në fushatë me flamurin europian, të kërkoja vota me premtimin e anëtarësimit në BE dhe përmbushë negociatat për anëtarësimin në BE. Ne e ndjejmë deri në palcë vlerën e paçmuar të Europës dhe të të qenit eruropian dhe të të pasurit mundësin për të jetuar në BE.
“Europa ëndërr dhe tokë e premtuar”/ Rama: E ndjejmë deri në palcë vlerën e paçmuar të BE
AKTUALITET11:05 - 09/05/2026
