Boris Johnson fiton zgjedhjet në Britani, “BREXIT” një hap larg

AKTUALITET


Lideri i Partisë Konservatore, Boris Johnson do të kthehet sërish në zyrën e kryeministrit të Britanisë në Downing Street pas fitores në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan në enjten, por tashmë me një maxhorancë më të madhe dhe me një synin primar miratimin e BREXIT dhe nxjerrjen e Britanisë jashtë BE, brenda muajit janar.

Rivali i tij Jeremy Corbyn tha se për partinë e tij Laburiste ishte një “natë shumë zhgënjyese” dhe ai nuk do të luftonte për zgjedhje të tjera.

Parashikimi i BBC sugjeron që Tories do të marrin 364 deputetë, Laboristët 203, SNP 48, Lib Dems 12, Plaid Cymru katër, Greens një, dhe Partia Brexit asnjë.

Kjo do të thotë që Konservatorët e Johnson do të kenë shumicën e tyre në Westminster që prej fitores në zgjedhjet e Margaret Thatcher në 1987.

Pas fitores Johnson iu drejtua anëtarëve të partisë që e pritën me brohoritje në selinë e Konservatoreve, duke u thënë atyre se ky ka qenë “një tërmet politik” dhe se partisë së tij i është dhënë një mandat i fuqishëm i ri për të bërë Brexit.

“Mbi të gjitha dua të falënderoj njerëzit e këtij vendi që dolën të votojnë në një ditë zgjedhjesh në dhjetorit që ne nuk donim t’i thërrisnim, por që mendoj se ka rezultuar të jenë zgjedhje historike që na jep tani, një qeveri të re, një shans për të respektuar vullnetin demokratik të popullit britanik për të ndryshuar këtë vend për mirë dhe për të nxjerrë potencialin e të gjithë njerëzve të këtij vendi”, shtoi ai.

Johnson u bë kryeministër në korrik të këtij viti, pasi Partia Konservatore e zgjodhi atë si drejtues për të zëvendësuar Theresa May.



Skip to toolbar