9 vite rresht, Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

AKTUALITET


Për të nëntën vit radhazi, Kancelarja gjermane Angela Merkel zë vendin e parë të listës së Forbes si gruaja më e fuqishme në botë.

Revista e mirënjohur Forbes publikoi renditjen e 16-të vjetore të 100 grave më të fuqishme të botës. Gratë në renditjen e Forbes 2019 përfaqësojnë gratë në gjashtë kategori: biznes, teknologji, financa, media dhe argëtim, politikë dhe filantropi. Ato janë gra që po ndërtojnë marka miliarda dollarëshe, duke drejtuar tregjet financiare dhe duke përdorur platformat e tyre për të ndërmjetësuar marrëveshje të mëdha që ofrojnë ndihmë.


Pas Merkel, Christine Lagarde renditet e dyta në listë. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, kthehet në listën në vendin nr 3 këtë vit si femra me me pozitën më të fuqishme në historinë politike amerikane. Në pesë vendet e para është edhe e sapoardhura Ursula Von Der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian (Nr. 4) dhe Mary Barra, CEO e General Motors (Nr. 5).

“Lista e këtij viti e grave më të fuqishme në botë është një koleksion i inovatorëve dhe nxitësve që po ndikojnë në skenën botërore duke përcaktuar strukturat tradicionale të pushtetit dhe duke krijuar ndikim të qëndrueshëm në çdo industri dhe sferë tjetër të ndikimit”, tha Moira Forbes, Zëvendës Presidente Ekzekutive e Forbes dhe Presidente, ForbesWomen. “Ndërsa po i afrohemi fundit të dekadës së tanishme, të listuarit tanë për vitin 2019 na kujtojnë për përparimet e mëdha që janë bërë nga gratë, dhe mundësinë e shkëlqyeshme që ata kanë për të përcaktuar dekadën që kemi përpara”, tha ajo.

Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015. Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.

Renditja e Forbes  për 2019:

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Hewson, CEO e Lockheed




Skip to toolbar