Borrell në Tiranë: Mbështetje rajonit për t’u përballur me pasojat e luftës!  

AKTUALITET


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur për media, teksa ndodhet në Tiranë për Samitin e BE.

Ai u shpreh se Bashkimi Europian është tepër i përkushtuar ndaj rajonit. Borrell përmendi edhe sulmet kibernitike në Shqipëri duke thënë se ekspertë ndodhen në Tiranë për të ofruar ndihmë.


Borrel ndër të tjera foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se duhet të angazhohen seriozisht për marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca.

“Kjo është një ditë e rëndësishme është për Ballkanin Perëndimor. Nga ana jonë jemi tejet të përkushutar ndaj rajonit për ta mbështetur qytetarët dhe përballuar pasojat nga lufta.

Shqipëria është goditur nga sulmet dhe kam folur dhe i kam ofuar ndihmën për tu pëballur me sulmet kibernetike. Edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është moment i rëndësishëm. Debati ka përfunduar, tani duhet të përfshihen në dialog.

Me propozimet që kemi vënë në tavolinë dhe me strategjitë e ideuara nga Gjermania dhe Franca, te teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment tepër i rëndësishëm. Do ofrojmë mbështetje në Bosnje për çminimin, 10 mln euro për fushatë çminimi”, tha Borell.




Skip to toolbar