Bosnje-Hercegovina pro “Shengenit ballkanik”

BOTA


Bosnje-Hercegovina do t’i bashkohet projektit “Shengeni Ballkanik”. Projekti i cili u iniciua fillimisht nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, pritet të heq barrierat kufitare si për mallrat ashtu dhe për njerëzit. Takimi për firmosjen e marrëveshjes do të mbahet më 10 nëntor në Ohër, ku do të jenë të ftuara edhe Mali i Zi dhe Kosova.

Ministri i Tregtisë së Bosnje-Hercegovinës,  Mirko Šarović tha se nga kjo iniciativë vendi do të përfitonte nga rritja ekonomike.

“Kur kjo iniciativë të finalizohet do të ketë një ndikim thelbësor në rritjen ekonomike të të gjitha shteteve që duan të bëhen pjesë. Për Bosnjën do të jetë shumë e dobishme, ekonomia do të rritej”, tha Šarović.

Albin Kurti tha për “Real Story” se do të pranonte çdo ftesë për konferencat rajonale, ndërsa nuk shprehur as kundërshtimin dhe as pranimin e Kosovës për Shengenin Ballkanik. Kurti tha se fillimisht do diskutojë me Ramën për këtë çështje pas mandatimit të tij si kryeministër , ndërsa bëri thirrje të kihet kujdes nga Serbia.



Skip to toolbar