Murrizi mbron Ramën duke i rënë vettingut

POLITIKË


Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka sulmuar procesin e vettingut pas shkarkimit të prokurorit Artur Malaj nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.  Por nga ana tjetër Murrizi ka mbrojtur në mënyrë të tërthortë kryeministrin Rama duke deklaruar se procesi i Vettingut nuk është i kapur as nga ai siç pretendon PD-ja. Murrizi reagon me një gjuhë të ashpër ndaj PD, kur thotë se gëzon me sukseset e vettingut për shkarkimin e prokurorëve, ndërkohë që nga ana tjetër shprehet se ky proces është i kapur nga Rama. Ai thotë se në fakt vettingu nuk është i kapur as nga Rama, por as nga Basha, por nga një grup njerëzish që janë votuar në parlament si nga PD dhe nga PS.

“Kur shoh hipokritët që gëzojnë dhe quajnë “sukses” të madh vendimin e KPA për shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj, me vjen për të vjellë. Po kur gjykata nuk e quan spiun atë që ka dosje spiuni me pseudonim Venusi dhe që është ish hetues i diktaturës e sot është zgjedhur të emëroj dhe gjykoj prokurorët shqiptarë, pse nuk bilbiloset??


Po ju nga njëra anë thoni që vettingun po e bën Rama, e nga ana tjetër rendisni “sukseset” e vettingut se qenkan shkarkuar gjyqtarët që paskan gjobitur dy individë për shpifje. Quani sukses të madh se është shkarkuar Arturi se i paska prishur dyzenin presidentit?? Po 19 anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që u zgjodhën nga fytyra apatike deputetesh vemje që u shkarkuan ose u vetëlarguan si hajdut, a ishte sukses i vettingut? I reformës? Apo i shkarkoi Rama???” shkruan Murrizi

Murrizi akuzon se vettingu në fakt është i kapur nga një grup njerëzi prej 27 vetash që janë votuar në parlament nga të dy partitë e mëdha.

“Meqenëse këtë “ tufë” individësh prej 27 vetash e keni votuar të gjithë së bashku me 100 vota pro, kur parlamenti ishte i shpërndarë, a ka mundësi te mos hani fare fare M…. jalte duke share reformën se gjoja qenka e kapur nga Rama??????

Kjo trup vettingu nuk është as e kapur nga Rama e as e kapur nga Basha, por e “e përdhunuar e nënshtruar dhe e lançuar” nga ata qe prej 29 vitesh janë tallur me shqiptarët, dhe e votuar nga 100 deputet të tredhur nga Rama dhe Basha. Më e pakta që duhet të bëni, është që mos hapni gojë farë, sepse qelbni ere të pistë, nga pisllëku që mbani mbi fytyrë” shkruan Murrizi.




Skip to toolbar