Akuzave të Partisë Demokratike lidhur me ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, ka venduar t’u përgjigjët zëvendëskryeministri, Erion Braçe.
Braçe i sqaron kryedemokratit se pse kjo rrugë nuk mund të quhet aferë korruptive sipas opozitës dhe i kujton Bashës se në fakt duhet të japë llogari për miliona euro të vjedhura prej tij në rrugën Rrëshen-Kalimash, kur ishte ministër i Transporteve.
Në një dokument zyrtar të firmosur prej Bashës, Braçe i kujton se kjo marrëveshje kishte si kosto një vlerë prej 418 milionë euro por që në realitet për të u paguan 900 milionë euro. Braçe nuk heziton aspak ta akuzojë Bashën se ato para janë futur në xhepin e tij, ndërsa i bën thirrje që “t’i bindet ligjit dhe të dorëzohet në gjykatë”.
“Lyrzim, a e mban mend këtë kontratë? Lyrzim, a e mban mend këtë tabelë? Është kontrata e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash; është tabela nëe kontratë-faqe 151, e kostos së synuar:
418 milion euro! në fakt ti pagove për të 900 milion euro e ca më shumë! veç për këtë segment! Ata faturuan dhe ti pagove fature me fature deri në 900 milionë euro! Ky është fakti i kryer Lyrzim! Në dosje bashkë me kontratën, kam akuzën e ngritur ndaj teje nga prokuroria, aty tregohet si është vjedhur!Ashtu është vjedhur në rruge! Përgjegjësi për vjedhjen sipas prokurorisë, je ti! Bindu ligjit e dorëzohu para gjykatës Lyrzim!”, shkruan Braçe.
Braçe gjithashtu sqaron se për rrugën Thumanë-Kashar, ku PD akuzon qeverinë se do të vjedh 200 milionë euro, në fakt nuk do të ndërtohet, nuk po punohet dhe se nuk ka se si të ketë vjedhje apo afera korruptive.
“Të lexova dje për segmentin Thumanë-Kashar; shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! pas teje dhe një gazete sot, shkruante se në Thumanë-Kashar, qeveria ka faturuar-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! E para gjë, rruga Thumanë -Kashar nuk po ndërtohet, nuk ka nisur të ndërtohet, nuk ka asnjë volum punimesh, për pasojë, as ka faturuar kush e as ka paguar kush qofte edhe një qindarkë nga paratë e buxhetit të shtetit! pra zero leke, zero euro!” shprehet Braçe