Braçe për Metën: Nxorri Kushtetutën nga rafti i parave të pista

AKTUALITET


Duke iu referuar vendimit të Metës për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, Erion Braçe ishte i ashpër teksa tha se kushtetuta u nxorr nga rafti ku mbaheshin paratë e pista dhe shishet me xhin e uiski.

“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të pista të kërkosh Kushtetutën, të mbash në dorë Kushtetutën, të bësh poza me të, të komentosh mbi të, të thuash gënjeshtra, ti bësh të gjitha këto, me pasion me forcë… vetëm nuk lexon Kushtetutën”, tha Braçe në nisje të fjalës së tij.



Skip to toolbar