Brighton ka në dorë titullin në Angli, Klopp: Ata mund ta ndalin City-n!

SPORT


Të dielën në orën 16:00 do të luhet beteja e fundit në Premier League, nga ku do të vendoset se kush do të jetë fituesi i kampionatit, me Liverpool dhe Manchester Cityn që i ndajnë një pikë mes tyre në këtë betejë dhe nesër kanë përballje relativisht të lehta.

“The Reds” do të përballen me Wolves, që nuk pretendon më asgjë për këtë sezon, ndërsa “Cityzens” do të përballet me Brighton, që në ndeshjet e fundit ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha.


Jurgen Klopp ka folur për mediat para përballjes së fundit në Premier League, ku vendoset dhe fati i titullit. I pyetur rreth një komenti për City-n e sezonit të ardhshëm, Klopp është shprehur: “Ata ndoshta nuk do të jenë më jeq vitin e ardhshëm, as ne nuk do të jemi më keq. Por rivalët e tjerë do të kthehen më të fuqishëm”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Dallimi kryesor midis nesh, City-t dhe katër ekipeve të tjeta nuk është cilësia, por përqëndrimi”, – tha Klopp – “Përputhshmëria është diçka për të cilën duhet të punosh, ndërsa cilësia do të rritet te klubet e tjera. Ne duhet të sigurohemi të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe të bëjmë gjërat e duhura, kështu do të kemi të ardhme pozitive”, është shprehur trajneri i Liverpool.

Nëse City shpallet kampion nesër, Jurgen Klopp do t’i shpreh urimet rivalit të tij Pep Guardiola, teksa tregon se “Qytetarët” kanë bërë një sezon mbresëlënës. “Urimet për një sezon të pabesueshëm, sigurisht që është mbresëlënëse. Ata janë të impresionuar nga ne, ne jemi gjithashtu të impresionuar prej tyre”, tha Klopp.

Në fund Jurgen Klopp ka folur dhe për takimet e ditës së nesërme, të cilat janë parashikuar të luhen në të njëjtin orar. “Ne donim të kualifikoheshim në finalen e Champions League dhe ta fitojmë atë. Por fillimisht duhet të shohim se çfarë do të bëjë Brighton në kampionat. Të gjithë mendojnë se ne do ta mundim Wolves, kjo duket si 100 % e sigurt ashtu siç duket dhe që City do fitojë ndaj Brighton”.

“Por unë mendoj se ata (Beighton) treguan një reagim të habitshëm ndaj Arsenal. Kjo është mbresëlënëse dhe tani pa ndonjë presion, Brighton është në gjendje të luajë futboll të mirë. Ata e dinë se kundër “Qytetarëve” do të duhet të mbrojnë shumë”.

“Ky është futbolli, asgjë nuk është e sigurt, por unë nuk mendoj për të. E vetmja gjë për të cilën po mendoj është ajo që mund të bëjmë kundër Wolves”, ka përfunduar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.




Skip to toolbar