Video/ Dëmtim horror në Premier League, Son i thyen këmbën lojtarit të Everton

Një dëmtim horror mund të cilësohet ai që i shkaktoi futbollisti i Tottenham, Son Heung-Min rivalit të tij të Everton Andre Gomes në sfidën e të dielës në mbrëmje.

Në takimin që përfundoi 1-1, episodi më i rëndë ishte ai i në minutën e 79-t të takimit. Futbollisti i koreanoverior i Tottenham, gjatë një aksioni e goditi në mënyrë të frikshme futbollistin rival, duke i thyer këmbën.


Gomes u shtri në tokë duke mos u përmbajtur dot nga dhimbjet, ndërsa këmba e tij u deformua totalisht.

Pasi pa gjëmën që i bëri rivalit të tij, Son Heung-Min nuk e përmbajti dot të qarën, ndërsa doli me të kuq nga fusha e lojës.

Futbollisti i dëmtuar i Everton u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, pasi dëmtimi ishte tepër i rëndë. Për më tepër ndiqni pamjet:


Liverpool ndalet nga Manchester United

Skuadra që po përjeton krizë rezultatesh këtë fillim sezonin në Premier League, Manchester United ndali Liverpool. Një gol i shënuar nga Rashford në pjesën e parë i dha avantazhin United në shtëpi përballë Liverpool.

Megjithatë, pretendentë e Premier League në Angli nuk u pajtuan me disavantazhin. Në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Klopp rriti presionin maksimalisht, aq sa “autobusi” i parkuar para portës së Manchester United ra në minutën e 85-të.


Lallana realizoi golin e barazimit për “The Reds” pas një asisti të bukur të Robertson. Me barazimin e të dielës Liverpool shkon në kuotën e 25 pikëve duke udhëhequr kampionatin i vetëm dhe me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City.

Barazimi nuk është aspak lajm pozitiv për Manchester United që mbetet në vendet e mesit të tabelës në Premier League, përkatësisht në vendin e 13 me 10 pikë të grumbulluara në 9 javë kampionat. Ndërkohë, Liverpool shënoi javën e nëntë të kampionatit që merr rezultate pozitive.


Liverpool “8 mrekulli” në Premier League

Liverpool marshon në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, mori tre pikët e radhës në kampionat, pasi mundi 2-1 Leicester në shtëpi. Kjo ishte fitorja e 8 në kampionat, duke mos shënuar asnjë humbje deri tani dhe asnjë barazim. Ishte Mane ai që në të 40` kaloi Liverpool në avantazh, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, Leicester shtoi presionin ndaj skuadrës vendase, duke gjetur rrjetën në të 80` me Maddison. Barazimi nuk i mirëprit nga skuadra e Klopp, që bëri të pamundurën për të gjetur rrjetën deri në fund. Dhe në të 90+5`, Milner i jep fitoren “The Reds” pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.


Me tre pikët e radhës, Liverpool shkëputet në renditje me 24 pikë, ose 8 pikë më shumë se Manchester City i vendit të fundit. Në takimet e tjera të Premier League, Burnley fitoi 1-0 ndaj Everton. Aston Villa mundi 5-1 në transfertë Norëich, ndërsa Ëatford-Shefield United përfundoi në barazim 0-0.


Aubameyang s`mjafton, Arsenal ndalet nga vendi i fundit

Arsenal nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Watford. “Topçinjtë” e nisën mirë takimin, pasi Aubameyang e realizoi dy gola brenda 10-të  minutash. Në të 21` sulmuesi gjeti rrjetën nga brenda zonës me një gol të bukur, ndërsa në të 31` e pati të lehtë të shënonte, pas një asisti të Maitland-Niles.

Megjithatë, me rinisjen e lojës në pjesën e dytë, Watford befason miqtë duke shënuar dy herë. Së pari shënoi Cleverley në të 53`, kur brenda zonës dërgoi topin në rrjetë, pas një hapësire të krijuar  nga mungesa e mbrojtësve kundërshtarë. Goli tjetër erdhi në minutën e 81`, kur vendasit fituan një penallti e cila u shënua gol nga  Pereyra.


Pas barazimit në fushën e Watford, Arsenal ka 8 pikë dhe mban vendin e 7-të në renditje. Ndërkohë, Watford mban vendin e fundit në Premier League me vetëm dy pikë pas pesë javësh kampionat. Në ndeshjen tjetër të së dielës në Premier League, Bournemouth mundi 3-1 Everton, me gola të Wilso në të (23` dhe 72`) dhe Fraser në të (67`), ndërsa Everton ngushtoi diferencat me Clavert-Lewin në të (44`).


Norwich ndal Cityn, fitojnë United, Tottenham dhe Chelsea

Janë luajtur ndeshjet kryesore të javës së pestë të Premier League. Pas fitores së Liverpool, Manchester United ka mundur në shtëpi Leicester me gol të shënuar nga Rashford në minutën e 8-të nga pika e bardhë e penalltisë. Një ndeshje e vuajtur për trajnerin e United, Solskjaer, i cili kishte disa mungesa të rëndësishme për këtë takim, por megjithatë, arriti të merrte tre pikë që e ngjisin në vendin e 4 të renditjes me 8 pikë, po aq sa Leicester që mban vendin e 5-të.

Ndërkohë, Tottenham ka shkatërruar Crystal Palace me rezultatin 4-0 në shtëpi. “Spurs”, e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar katër gola në pjesën e parë. Ishte koreani Son Heung-Min, ai që shënoi golin e parë për Tottenham në minutën e 10-të sfidës. Në të 21`, Van Anholt bëri një autogol, ndërsa dy minuta më vonë përsëri koreani Son, realizoi golin e tretë për Tottenham. Lamela në minutën e 42`, gjeti golin e katërt duke vulosur shifrat me 4-0 për Tottenham, që mban vendin e tretë në renditje me 8 pikë.


Chelsea është rikthyer te fitorja pas nisjes jo të mirë që i bëri kampionatit. Blutë e Londrës fituan në transfertë ndaj Wolves, me rezultatin 5-2. Tomori në të 31` shënoi golin e parë, ndërsa Abraham në të 34` dhe 41`, trefishoi për Chelsea. Në minutën  e55, Abraham shënoi përsëri duke katërfishuar shifrat, por në të 69`, sulmuesi i Chelsea bëri një autogol, duke ngushtuar shifrat në 1-4. Vendasit marrin “zemër” nga goli dhe në të 85` shënojnë përsëri, këtë herë me Cutronen. Por në fundin e minutës së 6-të shtesë, Mount shënoi golin e pestë për Chelsea, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës, që ngjitet në vendin e 6-të me 8 pikë.

Befasia e javës së 5-të në Premier League, ka qenë humbja e Manchester Cityt në fushën e Norwich. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u mund me rezultatin 3-2 nga vendasit, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë me McLean dhe Cantwell, përkatësisht në minutën e 18 dhe 28. Aguero në fund të pjesës së parë ngushtoi shifrat, por në minutën e 50-të, Pukki trefishoi për Norwich. Ndërkhë, Manchester City shënoi golin e dytë në minutën e 88`, por nuk arriti të shmangte humbjen 3-2, që e mban tashmë 5 pikë larg Liverpool në renditjen e Premier League.


Liverpool me hap kampioni, kalon Burnley dhe kryeson Premier League

Katër ndeshje katër fitore. Liverpool nuk ka rivalë në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi ka mundur me rezultatin 0-3 në tranfertë Burnley. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të, kur Wood devijon një top që përfundon në rrjetën e portës së skuadrës së tij.

Me këtë  autogol, Liverool kalon në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë është Mane që realizon golin e dytë për skuadrën e tij. Një sprint i bukur i sulmuesit përfundoi me gol nga brenda zonës, duke dyfishuar avantazhin për “Reds”.


Goli i tretë për skuadrën e Jurgen Klopp ka ardhur në minutën e 80-të, kur një asist i dhënë nga Salah, shndërrohet në gol nga Firmino. Në këtë mënyrë vulosen shifrat 3-0 për Liverpool, që udhëheq Premier League me 12 pikë të plota pas katër javësh kampionat.

Me ritmin aktual, “Reds” konfirmohen si pretendentët kryesor për të fituar kampionatin këtë sezon në Premier League.


Chelsea humb ‘çelsin’, City bën ‘poker’, United merr 1 pikë

Janë luajtur të shtunën ndeshjet e javës së katërt në Premier League. Manchester City ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Brighton, duke marrë kryesimin provizor të renditjes. Ishte De Bruyne ai që hapi serinë e golave duke shënuar që në minutën e 2-të sfidës. Më pas Aguero gjeti golin e dytë për  skuadrën e tij në minutën e 42-të. Pas pushimit ishte përsëri Aguero që gjeti rrjetën, duke trefishuar rezultatin në minutën e 55`, për ta vulosur me golin e Silvës në minutën e 79`.

Një tjetër dështim i Chelsea, që ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 me Sheffield United. ishte Abraham që shënoi në minutën e 19-të për Blutë e Londrës, ndërsa në të 43`, Abraham dyfishoi për të tijët. Por pas pushimit të pjesës së parë, Robinson ngushton shifrat duke shënuar në të 46`. Shifrat do të vuloseshin një minutë par fundit të lojës kur Zouma shënoi një autogol. Pas barazimit të së shtunës, Chelsea mbetet në vendin e 10-të të Premier League me 5 pikë.


Në barazim 1-1 është ndalur dhe Manchester United në fushën e Southampton. James shënoi për të skuadrën e Solskajer në minutën e 10-të të pjesës së parë, por vendasit barazuan me Veestergaard në të 58`, duke mbajtur të pandryshuar rezultatin deri në fund të ndeshjes. Pas këtij barazimi, edhe United mbetet në vendin e 7-të të renditjes me vetëm 5 pikë pas katër javësh kampionat.

Sa u përket ndeshjeve të tjera, Crystal Palace ka mundur 1-0 Aston Villan, Leicester ka fituar 3-1 ndaj Bournemouth, ndërsa West Hammundi 2-0 Norwich. Barazimi tjetër i ndeshjeve të së shtunës pasdite në Permier League ishte ajo mes Newcastle dhe Watford, që e mbyllën takimin me nga një gol respektivisht.


Dopieta e Agueros dhe Sterling i japin fitoren Cityt

Manchester City ka mundur në transfertë Bournemouth, duke mbajtur hapin e Liverpool në renditjen e Premier League. Në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit anglez të futbollit, skuadra e Guardiolas fitoi 1-3 në transfertë. Ishte Aguero ai që hapi serinë e golave në minutën e 15`. Një tentativë e De Bruyne nuk përfudon si duhet në portë, por në këmbët e Agueros që gjendej më i avancuar. Sulmuesi i Cityt nga brenda zonës gjuan dhe gjen rrjetën me lehtësi, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Goli i dytë për ‘Qytetarët’ erdhi në minutën e 43-të me Sterling. Një aksion i bukur i lojtarëve të Cityt përfundon në mënyrën e duhur, me vrapin e Sterling brenda zonës që mposht portierin e vendasve dhe dyfishon për skuadrën e tij. Në kohën shtesë të pjesës së parë, vendasit fitojnë një goditje dënimi. Ëilson kalibron bukur me këmbën e tij dhe dërgon topin në rrjetë, duke ngushtuar shifrat në 1-2.


Mirëpo në pjesën e dytë, Aguero gjen dhe golin e tretë, duke vulosur shifrat në 1-3 për Manchester Cityn në këtë takim. Sulmuesi i Cityt arritit të përfitojë nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, duke u mjaftuar me vetëm një shtytje të topit drejt rrjetës dhe 1-3 për Manceshter Cityn. Pas fitores të së dielës, City shkon në kuotën e 7-të pikëve, dy më pak se Liverpool që kryeson renditjen me 9-të pikë, pasi ka marrë tre fitore në tre javët e para të Premier League.


Adrian bën gafën fatale, Liverpoolin e shpëton Firmino

Pasi mposhti Chelsea në Superkupën e Europës, duke fituar trofeun e parë sezonal, Liverpool ka ruajtur të njëjtin ritëm dhe në kampionat. Në ndeshjen e javës së dytë të Premier League, Liverpool ka mundur në tranfertë Southampton, me rezultatin 1-2. Ishte Mane ai që realizoi golin e parë për Liverpool në fund të kohës shtesë në pjesën e parë, me një gol spektakolar nga brenda zonës.

Në të 71` ishte Firmino, që pasi kaloi mbrojtësit kundërshtarë realizoi golin e dytë për Liverpool, që rezultoi edhe goli i fitores, pasi vendasit ngushtuan diferencën në 1-2 në minutën e 83 me Ings, që shënoi pas një gabimi amatoresk të portierit Adrian, që i dhuroi topin kundërshtarit.


Arsenal ka fituar ndaj Burnley duke marrë tre pikët e radhës në javën e dytë të kampionatit. Lacazette në minutën 13` dhe Aubameyang në minutën e 64`, ishin autorët e dy golave që i dhanë fitoren “Topçinjëve”, ndërsa për Burnley shënoi Barnes në minutën e 43` të takimit. Bournemouth fitoi në transfertën e Aston Vilas me rezultatin 2-1, ndëra Brighton barazoi 1-1 me Ëest Ham. Everton fitoi minimalisht ndaj Watford, ndërsa Norwich fitoi 3-1 ndaj Newcastle.


E zbriti dhe e rikthehu në Premier League, Benitez i jep fund me Newcastle

Rafa Benitez i ka dhënë fund karrierës me klubin  e Newcastle United në Angli, duke lajmëruar largimin pas tre vjetësh në krye të këtij klubi.

Në fakt, lajmin e ka dhënë vetë klubi që ka shkruar një Tëitter, ku thekson “Me keqardhje njoftojmë se trajnerin unë Rafa Benitez do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij, që përfundon më 30 qershor”.


Bentiz e mori drejtimin e Newcastle në mars të vitit 2016, ku si synim në atë kohë ishte mbijetesa, e cila në fakt nuk u arrit. Megjithatë, klubi vendosi të rinovonte me Benitez, duke vendosur si objektiv rikthimin në Premier League, gjë e cila u arrit përsëri në sezonin pasardhës.

Ndërkohë, klubi i ka ofruar më herët rinovimin e kontratës trajnerit nga Mdridi, por palët nuk kanë gjetur një marrëveshje të re për të vijuar bashkëpunimin.

Për këtë arsye është vendosur dhe ndarja e rrugëve më 30 qershor. Është herët për të folur për të ardhmen e Benitez, por me siguri ai do të jetë gati për një projekt të ri futbolli.


Skip to toolbar