Britania kërcënon me padi ish-pronarin e Chelseat, Roman Abramovich

Më të fundit


Qeveria britanike ka kërcënuar se do ta çojë në gjykatë biznesmenin rus Roman Abramovich për 3.4 miliardë dollarë të ngrira nga shitja e klubit të futbollit Chelsea, të cilat ai kishte kërkuar të përdoreshin për viktimat e luftës në Ukrainë.

Abramovich u sanksionua nga Britania pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, gjë që çoi në një shitje të shpejtë të klubit dhe ngrirjen e të gjitha të ardhurave nga kjo shitje.

Britania insiston që këto fonde të përdoren vetëm për ndihmë humanitare brenda Ukrainës, në përputhje me përpjekjet më të gjera evropiane që Rusia të paguajë për dëmet e shkaktuara nga agresioni i saj.

Abramovich, në anën tjetër, kërkon më shumë fleksibilitet dhe dëshiron që fondet të shkojnë për të gjitha viktimat e konfliktit, jo vetëm ato në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët të rrallë, ministrja britanike e Financave Rachel Reeves dhe ministri i Jashtëm David Lammy thanë të martën se qeveria është e gatshme të ndërmarrë hapa ligjorë për të siguruar që paratë të përdoren sipas qëllimit të përcaktuar.

“Qeveria është e vendosur që të ardhurat nga shitja e klubit të futbollit Chelsea të përfundojnë në kauza humanitare në Ukrainë, pas pushtimit të paligjshëm dhe të përmasave të plota nga Rusia. Jemi thellësisht të zhgënjyer që nuk është arritur ende një marrëveshje me z.Abramovich”, thanë ata.



Skip to toolbar