Britanikët heqin Shqipërinë nga harta e zonave me bregdet të minuar

AKTUALITET


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi të premten pasdite, se duke nisur prej datës 2 janar të këtij viti, bregdeti shqiptar del nga hartat e zonave të minuara. Sipas Xhaçkës, në hartën e prodhuar nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk do të cilësohet më si bregdet i minuara. Xhçka sqaron se për më shumë se 40 vjet, bregdeti shqiptar cilësohej i minuar.

“Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar. Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish zonë e minuar) për bregdetin shqiptar.

“Falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim. Këtë fakt e konfirmon, drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Lowe, zyra e të cilit ka botuar edhe këtë hartë përfundimtare. Një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri”, thotë Olta Xhaçka.

Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më…

Gepostet von Olta Xhacka am Freitag, 17. Januar 2020


Skip to toolbar