Një ngjarje e rënë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku një fëmijë 11 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa e motra, 9 vjeçe, ka mbetur e plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.
Fëmijët kanë qenë duke luajtur në afërsi të shtëpisë së tyre ku kanë gjetur një granatë dore që ka shpërthyer.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua, të cilët duke luajtur dyshohet se granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.