Aksident tek Gjiri i Lalzit, një i vdekur

Më të fundit


Një aksident me pasojën vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Gjirit të Lalzit pranë fshatit Radë. Një makinë ka aksidentuar një këmbësor duke i shkaktuar atij vdekje të menjëhershme.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale E.Q.,37 vjeç, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale S.D., 87 vjeç.


Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa provat materiale do t’i drejtohen Prokurorisë së Durrësit.




Skip to toolbar