Bulqizë, Shpërthen granata, vdes një i mitur

Më të fundit


Një ngjarje e rënë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku një fëmijë 11 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa e motra, 9 vjeçe, ka mbetur e plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur në afërsi të shtëpisë së tyre ku kanë gjetur një granatë dore që ka shpërthyer.


Njoftimi i policisë:

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç)  kanë gjetur një granatë në një përrua, të cilët duke luajtur dyshohet se granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar  ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar  për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar